“Deutsche Bank” do tı paguaj SHBA-së 7,2 miliardë dollarë për shmangien e krizës financiare

”Deutsche Bank” do t’i paguaj vetëm 7,2 miliardë dollarë SHBA-së për rolin në krizën, ndërkohë që kërcënimi për një gjobë rekord ngjalli shqetësime në sektorin bankar dhe ekonominë botërore në tërësi.

636927
“Deutsche Bank” do tı paguaj SHBA-së 7,2 miliardë dollarë për shmangien e krizës financiare

“Banka e parë gjermane njoftoi sot se kishte arritur një marrëveshje me Departamentin amerikan të Drejtësisë për pagesën e një gjobe prej 3,1 miliardë dollarësh, të cilës do t’i shtohen 4,1 miliardë dollarë për lehtësimin e klientëve, si për shembull rishikimi i kushteve të kredive tashmë të dhëna”, sipas një komunikate.

Kjo shumë është më e ulët nga ajo që pretendohej më parë nga Ddepartamenti i Drejtësisë, që i kërkonte 14 miliardë dollarë ”Deutsche Bank”, akuzuar për shitjen me vetëdije në vitet 2006 dhe 2008 të kredive imobiliare konvertuar në produkte financiare (RMBS).

Një gjobë e tillë shkaktoi shqetësim të madh në të gjithë sferën financiare botërore. Për shkak të përmasës së saj të madhe, ”Deutsche Bank” është e pranishme në të gjithë botën, pothuajse në të gjitha aktivitete financiare. Nëse ajo falimenton, pasoja për sektorin do të ishin të pallogaritshme.

FMN-ja theksoi në verë se banka gjermane ishte një burim i madh rreziku.

Kërcënimi për gjobë zgjoi shqetësimet në lidhje me qëndrueshmërin e sektorit bankar evropian në përgjithësi dhe frikën për një krizë tjetër financiare si ajo e vitit 2008 nga falimentimi i “Lehman Brothers”.



Lajme të ngjashme