KE-ja kërkon një kompromis mes Greqisë dhe kreditorëve në fillim të 2017-s

Zv/presidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, theksoi të dielën se një kompromis mes Greqisë dhe kreditorëve duhet arritur në fillim të vitit 2017, pas tensioneve të shkaktuara së fundi për çështjen e ndihmave sociale të vendosura nga Athina...

KE-ja kërkon një kompromis mes Greqisë dhe kreditorëve në fillim të 2017-s

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, theksoi të dielën se një kompromis mes Greqisë dhe kreditorëve duhet arritur në fillim të vitit 2017, pas tensioneve të shkaktuara së fundi për çështjen e ndihmave sociale të vendosura nga Athina.

“Ne mendojmë se me një qendrim konstruktiv të të gjitha palëve, një marrëveshje në nivel teknik do të arrihet muajt e ardhshëm (…) dhe se shqyrtimi i dytë i planit grek do të arrihet në fillim të vitit 2017”, theksoi Valdis Dombrovskis për të përditshmen greke, “Kathimerini”, në një intervistë.

Ndihmat sociale të njoftuara dhjetë ditë më parë nga Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, përfshijnë një rritje të ndjeshme të pensioneve të vogla dhe shtyrjen e rritjes së TVSH-së për ishujt e Egjeut, prekur nga kriza migratore, kanë tendosur sërish marrëdhëniet mes Athinës dhe kreditorëve evropianë javën e kaluar.

Reagimi i ashpër i Gjermanisë, vend që përfaqëson disiplinën buxhetore, ka shtyrë të mërkurën një zëdhënës të presidentit të Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, të njoftojë ndërprerjen e masave të vendosura së fundi nga kreditorët e Greqisë, BE dhe FMN, për një lehtësim të reduktimit të borxhit publik.

“Ndihmat sociale të njoftuara nga Tsipras nuk duhet të ndryshojnë në mënyrë domethënese objektivat buxhetorët të Athinës në vitin 2017 dhe 2018″, theksuan të enjten tre institucionet përfaqësuese të kreditorëve evropianë: Banka Qendrore Evropiane (BQE), Mekanizmi Evropian i Stabilitetit (MES) dhe Komisioni Evropian.



Lajme të ngjashme