ShBA e cilëson të gabuar një Brexit të ashpër

“Një Brexit i ashpër do të ishte një Brexit i turbullt, do të ishte shumë shqetësues dhe një gabim i madh gjithashtu për kompanitë amerikane”, tha ambasadori amerikan në BE, Anthony Gardner.

ShBA e cilëson të gabuar një Brexit të ashpër

Inkurajimi i një Brexit të ashpër do të ishte një gabim, vlerësoi Anthony Gardner, ambasadori amerikan pranë Bashkimit Evropian, gjatë një takimi që u mbajt të mërkurën në Strasburg.

“Do të ishte një gabim shumë i madh të inkurajohej Britania e Madhe të kryente një Brexit të ashpër”, theksoi Gardner, që është në prag të largimit pas tre vitesh në këtë pozicion.

“Një Brexit i ashpër do të ishte një Brexit i turbullt, jo i menaxhuar, pa periudha të gjata tranzicioni, do të ishte shumë shqetësues dhe një gabim i madh gjithashtu për kompanitë amerikane”, theksoi ai para gazetarëve gjatë vizitës së tij të fundit në Parlamentin Evropian të Strasburgut si ambasador i SHBA-së pranë BE-së.



Lajme të ngjashme