Kursimet e Presidentit Erdoan janë vetëm në lira turke

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) tha se Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) të gjithë valutën në llogarinë e tij e ka këmbyer në monedhën turke TL.

Kursimet e Presidentit Erdoan janë vetëm në lira turke

Kallën duke vlerësuar rendin e ditës në Pallatin Presidencial iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Pas pyetjes së gazetarit për kursimet e Presidentit Erdoan duke rikujtuar thirrjen e tij “Këmbe dollarin përdor lirën turke”, Kallën tha: “Presidenti ynë ditën që filloi këtë fushatë, valutën në llogarinë e tij e ktheu në lira turke. Të mendosh të kundërtën është pa kuptim”.

Ndërkaq fushata “Këmbe dollarin, përdor lirën turke” është mbështetur gjerësisht.

Anëtarët e Konfederatës së Organizatave të Shoqërisë Civile të Samsunit (SAMKON) ku bën pjesë edhe ish-futbollisti Tanzhu Çollak (Tanju Çolak) këmbyen valutat e tyre.

Kryetari i SAMKON Sezgin Gymysh (Sezgin Gümüş) duke iu përgjigjur thirrjes së Presidentit Erdoan bëri të ditur se kanë këmbyer të gjithë valutën në lira turke. Gymysh u shpreh se përjetojnë lumturinë e madhe që si banorë të Samsunit ishin pararojë e kësaj fushate duke këmbyer më shumë se 1 milionë dollarë.

Edhe futbollisti që luan për skuadrën Central Coast Mariners të Ligës A të Australisë dhe që një periudhë luajti me skuadrën turke të Sivasspor, Jacques Faty, mbështeti thirrjen e presidentit turk për të këmbyer valutën.

Në videon e publikuar nga futbollisti i skuadrës Fenerbahçe, Moussa Sow, duket Faty duke këmbyer dollarët.  



Lajme të ngjashme