Korça do të prodhojë pjesë për Benz e Audi

Bashkia e Korçës në Shqipëri ka finalizuar marrëveshjen me kompaninë gjermane Nexans Autoelectric për të hapur në qytet një linjë prodhimi kabllosh elektrike për markat më të njohura të automjeteve si Benz, Volkswagen, Audi, General Motors.

624971
Korça do të prodhojë pjesë për Benz e Audi

Bashkia e Korçës ka finalizuar marrëveshjen me kompaninë gjermane Nexans Autoelectric, për hapjen në këtë qytet të një linje prodhimi të kabllove elektrike për markat e njohura të automjeteve si Benz, Volkswagen, Audi, General Motors etj.

Duke e konsideruar një lajm të mirë për qytetin e Korçës, Bashkia do të rikonstruktojë një kapanon tek ish UMB, që do të vihet në funksion të këtij projekti.

Sipas bashkisë, projekti krijon mundësi punësimi për 1 mijë punonjës.



Lajme të ngjashme