Fushata e përdorimit të lirës turke merr përmasa gjigande

Fushatës që zhvillohet për përdorimin e lirës turke në vend të dollarit çdo ditë i shtohen edhe fushata të tjera.

TL kampanyası.jpg
TL kampanyası.jpg
TL kampanyası.jpg
TL kampanyası.jpg

Fushatës që zhvillohet për përdorimin e lirës turke në vend të dollarit çdo ditë i shtohen fushata të tjera.

Rajoni i Parë i Organizimit të Industrisë së Mallatjas (Malatya) mori vendim që të gjitha bizneset dhe veprimet bankare ti bëjnë me lira turke TL.

Edhe Bashkia e Nënprefekturës Tushba (Tuşba) të rrethit Van filloi fushatën e quajtur “Këmbe dollarin, prish lojën, mbaj të gjallë emrin”.

Kjo bashki mori vendim që emrin e të gjithë atyre që sjellin faturën e këmbimit të valutës ti vendosë në veprat e vogla dhe të mëdha të bashkisë.

Në emër të atyre që këmbejnë 500 dollar ose euro, kjo bashki do të mbjellë fidanë dhe me rritjen e vleftës së valutës së këmbyer emrat e këtyre personave do ti vejë në fidanishte, salla sporti, qendra arsimi dhe parqe të nënprefekturës.

Kurse në Adëjaman (Adıyaman) pas kërkesës së Presidentit Erdoan për uljen e interesave filloi fushata e quajtur “Reis nuk je vetëm”.

Kryetari i Bashkisë së Adëjamanit, Hysrev Kutllu (Hüsrev Kutlu) tha: “Objektiva jonë është të tregojmë se jemi pranë të nderuarit presidentit tonë. Për këtë ne të gjithë si turq, kurdë alevi, myslimanë, të krishterë jemi bërë një grusht i vetëm”.

Edhe Metropoliti i Komunitetit të Lashtë Asirian të Adëjamanit Melki Yrek (Ürek) tha se për bashkim dhe unitet mbështesin këtë fushatë.

Në ditën e parë të fushatës banorët treguan një interes të madh në standet e nënshkrimit.

Sot edhe Institucioni Rregullator i Tregut të Energjisë në Turqi (EPDK) mori vendim që tenderët e shpërndarjes së gazit natyror ti bëjë jo nëpërmjet dollarit por do të përdorë lirën turke.

Ndër institucionet që janë vënë në veprim pas thirrjes së Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan): “Këmbeni valutën” janë edhe Administrata e Privatizimit, Dhoma e Tregtisë së Stambollit, Enti i Çështjeve Fetare që vendosi që pagesat e Haxhit dhe Umresë ti arkëtojë në lira turke, Bursa e Stambollit, Fondi i Sigurimit të Depozitave të Kursimeve (TMSF), Kompania Anonime e Organizatës së Postës dhe Telegrafit (PTT), Unioni i Eksportuesve të Veshjeve të Gatshme dhe Konfeksionit të Stambollit (IHKIB), Qendra Tregtare si dhe biznese të shumta.

Ndërkaq edhe thirrja e Presidentit Erdoan për të bërë tregti me monedhën vendore me Rusinë, Iranin dhe Kinën është pritur pozitivisht nga këto vende.



Lajme të ngjashme