Eksporti i çelikut në Turqi kap shifrën e 10 miliardë dollarëve

Në 11 muajt e parë të vitit eksporti i çelikut është rritur 1,5% në krahasim me vitin e kaluar duke arritur në 14,9 milionë ton.

Eksporti i çelikut në Turqi kap shifrën e 10 miliardë dollarëve

Sipas deklaratës me shkrim të Unionit të Eksportuesve të Çelikut eksporti në bazë vlere të të njëjtës periudhë të këtij sektori në krahasim me vitin e kaluar ka rënë me 10,5% duke u realizuar në vlerën 8,2 miliardë dollarë.

Duke shtuar edhe eksportin e produkteve të hekur çelikut që hyn në një fushë tjetër të njësisë së eksportit direkt të sektorit të çelikut, në 11 muaj eksporti i çelikut arrin në 15,7 milionë tonë pra e kthyer në vlerë arrin në 10 miliardë dollarë.

E vënë re sipas rajoneve të eksportit për periudhën kohore janar-nëntor, në radhë të parë zë vend Lindja e Mesme me 4,8 milionë ton. Për të njëjtën periudhë Bashkimi Evropian ka vazhduar tendencën në rritje duke importuar 26,5% të çelikut të Turqisë duke blerë 3,2 milion tonë çelik nga Turqia.

Lindja e Mesme dhe Bashkimi Evropian ndiqen nga Amerika e Veriut me 2,2 milionë ton dhe pas saj vijnë vendet e Afrikës së Veriut me 2,1 milionë ton.

Ndër vendet që kanë pasur më shumë rritje në sasi në periudhën e 11 muajve në fjalë vijnë Jemeni, Izraeli, Egjipti, Spanja dhe Holanda kurse më shumë ulje në eksport ka pasur në Irak, Peru, Emiratet e Bashkuara Arabe, Brazil dhe Marok.



Lajme të ngjashme