Eksportet e sektorit automobilistik turk në nëntor u rritën me 17%

Sektori automobilistik i Turqisë në muajin nëntor regjistroi një rritje me 16,9% dhe realizoi esksport me vlerë 2,2 miliardë dollarë, duke shënuar kështu nivelin më të madh në bazë mujore që nga viti 2008 e këtej.

Eksportet e sektorit automobilistik turk në nëntor u rritën me 17%

Eksportet në sektorin turk të automobilistikës për muajin nëntor u rritën me 17%.

Sektori automobilistik në muajin nëntor regjistroi një rritje me 16,9% dhe realizoi 2,2 miliardë dollarë esksporte, duke shënuar kështu nivelin më të madh në bazë mujore që nga viti 2008 e këtej. Pjesa që zë ky sektor në eksportin total të Turqisë është 18,7%. Kurse për periudhën 11-mujore, janar-nëntor 2016, eksportet e sektorit automobilistik u rritën me 11,5% dhe kapën shifrën e 21 miliardë e 530 milionë dollarëve.

Sipas komunikatës së Unionit të Eksportuesve të Industrisë Automobilistike “Uludağ” (OİB) tre tregjet më të mëdha të këtij sektori në eksportin e muajit nëntor ishin Gjermania, Italia dhe Franca. Rritjet e eksporteve turke drejt këtyre vendeve ishin dyshifrore. Faktori kryesor që ndikoi në persformancën e suksesshme ishte rritja me 51% e eksportit të veturave.

Eksportet drejt Bashkimit Evropian (BE), që është edhe tregu më i madh i industrisë automobilistike turke në bazë të grupit të vendeve, në muajin nëntor u rritën me 22% dhe u realizuan në shifrën e 1 miliardë e 786 milionë dollarëve.

Vendet e BE-së thithën 79% të eksporteve turke. Eksportet turke në muajin nëntor drejt vendeve të kontinentit amerikan, që renditen në mesin e tregjeve alternative, u rritën me 27%, kurse në vendet e Lindjes së Mesme, eksportet shënuan një rënie prej 16%.



Lajme të ngjashme