Parlamenti Evropian miraton buxhetin e BE-së për 2017-n me 157,9 miliardë euro

Presidenti i Parlamentit Evropian miratoi të enjten buxhetin e vitit 2017 të Bashkimit Evropian, i cili parashikon një vlerë të përgjithshme rreth 157,9 miliardë euro, në përputhje me kompromisin e arritur me eurodeputetët dhe shtetet anëtare...

Parlamenti Evropian miraton buxhetin e BE-së për 2017-n me 157,9 miliardë euro

Presidenti i Parlamentit Evropian miratoi të enjten buxhetin e vitit 2017 të Bashkimit Evropian, i cili parashikon një vlerë të përgjithshme rreth 157,9 miliardë euro, në përputhje me kompromisin e arritur me eurodeputetët dhe shtetet anëtare.

Përpara nënshkrimit nga ana e Martin Schulz, PE-ja e miratoi atë me shumicë të theksuar 438 vota pro, 194 kundër dhe 7 abstenime. Ky buxhet parashikon 157,9 miliardë euro në kontekstin e angazhimeve (shuma të parashikuara për programe që mund të zgjasin më tepër se një vit).

Vlera në konceptin e pagesave në 2017 u rrit në 134,5 miliardë euro.

Në nisje të procedurës buxhetore, Komisioni Evropian kishte propozuar një buxhet të përgjithshëm me 157,7 miliardë euro në angazhime dhe 134,9 miliardë në kuptimin e pagesave.



Lajme të ngjashme