Hollande: Të hiqen përfundimisht embargoja kundër Kubës

Presidenti francez, François Hollande, parashtroi në formë kërkese që embargoja, e cila “penalizon” Kubën, duhet të hiqet në mënyrë përfundimtare, gjatë një deklarate për shtyp dhënë të shtunën në Antananarivo...

618278
Hollande: Të hiqen përfundimisht embargoja kundër Kubës

Presidenti francez, François Hollande, parashtroi në formë kërkese që embargoja, e cila “penalizon” Kubën, duhet të hiqet në mënyrë përfundimtare, gjatë një deklarate për shtyp dhënë të shtunën në Antananarivo.

Duhet të ketë një hapje dhe shkëmbime në mënyrë që Kuba të mund të konsiderohet plotësisht, në këndvështrimin e komunitetit ndërkombëtar, si një partner i rëndësishëm”, u shpreh ai.

“Franca e ka konsideruar gjithnjë Kubën si një partner”, shtoi presidenti francez, që ishte i pari drejtues shteti që ndërmori një vizitë zyrtare në majin e 2015-s në Kubë, pas një afrimi mes Uashingtonit dhe Havanës disa muaj më parë, në dhjetorin e vitit 2014.

“Edhe pse kam denoncuar në mënyrë të përsëritur shkeljen e të drejtave të njeriut në Kubë, e kam menduar gjithnjë se embargoja ishte një vendim i njëanshëm dhe i papranueshëm”, vuri theksin ai.



Lajme të ngjashme