Juncker propozon rregulla të reja për ish-komisionerët

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker propozoi të mërkurën zgjatjen e periudhës gjatë të cilës ish-komisionerët duhet të justifikojnë karrierën e tyre profesionale.

Juncker propozon rregulla të reja për ish-komisionerët

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker propozoi të mërkurën zgjatjen e periudhës gjatë të cilës ish-komisionerët duhet të justifikojnë karrierën e tyre profesionale, pas polemikave të shkaktuara nga punësimi i paraardhësit të tij nga ”Goldman Sachs”.

Rekrutimi i Barrosos nga kjo bankë investimesh, akuzuar për rolin e saj në krizat e hipotekare dhe borxhi grek, ngjalli shqetësim për shkak të frikës së konflikteve të interesit. Edhe vetë Juncer ishte kritikuar që nuk e kishte dënuar këtë veprim ndërkohë që Komisioni ishte mjaftuar që ai nuk kishte shkelur rregullat etike në fuqi.

Rasti i një ish-komisionereje tjetër, Neelie Kroes, dyshuar se kishte fshehur gjatë mandatit të saj se kishte qenë administratore e një shoqërie offshore në Bahamas, ka shkaktuar gjithashtu kritika për rregullat etike të gjykuara penguese.



Lajme të ngjashme