Kreu i BQ të Meksikës: Trump nuk është më një stuhi e kategorisë V

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, nuk është më një stuhi e kategorisë V, deklaroi kreu i Bankës Qendrore të Meksikës në një intervistë...

Kreu i BQ të Meksikës: Trump nuk është më një stuhi e kategorisë V

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, nuk është më një stuhi e kategorisë V, deklaroi kreu i Bankës Qendrore të Meksikës në një intervistë.

“Ai tani është më bashkëpunues, kështu që besoj se forca e stuhisë ka rënë”, tha shefi i Bankës Qendrore, Agustin Carstens, për televizionin “Formula”.

Para zgjedhjeve amerikane, Cartens e ka përshkruar Trumpin si një stuhi e forcës më të lartë, që kërcënon ekonominë meksikane.

Spekulimet në lidhje me politikat ekonomike të Trumpit kanë shkaktuar luhatje të mëdha të tregut.

“Kjo është sikur po përpiqesh të zgjidhësh një mister, pa pasur të gjitha pjesët, dhe kjo reflektohet në tregje”, tha Carstens.

Trump deklaroi se, pasi të zgjidhet president, do të rinegociojë apo edhe të shfuqizojë marrëveshjen e Amerikës së Veriut për Tregti të Lirë (NAFTA).

Politikat proteksioniste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të dëmtojnë ekonominë meksikane të orientuar nga eksporti.

Të enjten, Banka Qendrore e Meksikës rriti normën bazë të interesit nga 50 pikë baza në 5,25 për qind për të mbështetur monedhën kombëtare, peso, si dhe për të mbajtur inflacionin në kufi.

“Ne duhet administrojmë ilaçin për të shmangur një mbidozë”, përfundoi Carstens.



Lajme të ngjashme