Kosovë – Vështirësi në furnizimin me elektricitet pas problemeve në prodhim

Kompania për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se është vështirësuar furnizimi me energji elektrike si pasojë e devijimit nga prodhimi...

Kosovë – Vështirësi në furnizimin me elektricitet pas problemeve në prodhim

Kompania për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se është vështirësuar furnizimi me energji elektrike si pasojë e devijimit nga prodhimi.

Në funksion janë vetëm dy blloqe nga pesë sa mund të prodhojnë, një i TC Kosova B dhe një i TC Kosova A.

“Këto nuk mjaftojnë për furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike. Për më tepër, ka gjasa që edhe blloku i TC Kosova A, që është në prodhim, përkatësisht A3, të ndalet edhe ai për shkak të problemeve të jashtme në termocentral. Por KEK ka siguruar 120 megavatë/orë shtesë nga KESH, që do të jenë në dispozicion nga ora 12:00”, thuhet në një njoftim nga KEDS-i.

Aktualisht KEDS-i është duke importuar mbi 200 megavatë/orë energji elektrike, por kjo sasi nuk mjafton.

Ekipet e KEDS-it kanë nisur menjëherë negociatat për import shtesë. Nga mungesa aktuale mund të ketë reduktime minimale, të cilat pritet të tejkalohen pas orës 13:00.

KEDS-i kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve për këtë situatë të krijuar, edhe pse ka ardhur nga jostabiliteti në prodhim, që nuk është kompetencë e tij.



Lajme të ngjashme