Nesër nënshkruhet marrëveshja e tregtisë BE-Kanada

Marrëveshja gjithëpërfshirëse Ekonomike dhe e Tregtisë (CETA) me Kanadanë do të nënshkruhet nesër në Bruksel, shkruan në Twitter presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Nesër nënshkruhet marrëveshja e tregtisë BE-Kanada

“Misioni i kryer! Sapo ramë dakord me kryeministrin JustinTrudeau për të zhvilluar nesër samitin BE-Kanada”, tha Tusk.

Këshilli konfirmoi më herët se shtetet anëtare të BE-së kanë miratuar zyrtarisht CETA-n.

“Unë jam i lumtur të konfirmoj se BE-ja është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen gjithëpërfshirëse ekonomike dhe tregtare me Kanadanë”, deklaroi kryeministri sllovak, Robert Fico.

Sllovakia mban aktualisht presidencën e radhës së BE-së.

“Përfaqëson një moment historik në politikën tregtare të BE-së dhe angazhimin tonë për të”, tha Fico në një deklaratë, duke e quajtur atë “një marrëveshje moderne dhe progresive, që hap dyert për mundësi të reja, duke mbrojtur interesa të rëndësishme”.

“Për më tepër, ka potencialin për të vendosur para rrugën për marrëveshje tregtare të tjera në të ardhmen”, përfundoi Fico.



Lajme të ngjashme