Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Stamboll - Hapet Qendra për studime të financave islame

Sot në Universitetin "Sabahattin Zaim" të Stambollit (IZU), përurohet qendra ndërkombëtare për studimin dhe aplikimin e ekonomisë dhe financave islame (ISEFAM).

Stamboll - Hapet Qendra për studime të financave islame

Universiteti Sabahattin Zaim i Stambollit (IZU) sot përuron me ceremoni godinën e Qendrës Ndërkombëtare për Studimin dhe Aplikimin e Ekonomisë dhe Financave Islame (ISEFAM).

Financimin e ndërtimit të godinës e morën përsipër bankat me pjesëmarrje Kuveyt Turk dhe Albaraka Turk, ndërsa qendra synon të bëjë kërkime paraprake në fushën e financave islame.

ISEFAM është qendra e parë në nivel universitar në fushën e ekonomisë dhe financave islame në Turqi.

Tanimë akademikët të cilët bëjnë studime në këtë fushë dhe ekspertët do të mund të bëjnë studimet e tyre në këtë qendër.

Pas qendrave të hapura në Lindjen e Largët në Malajzi, Indonezi, në perëndim në Londër dhe në vendet e Gjirit Persik, në Kuvajt, Bahrejn, Arabinë Saudite, Katar, këto lloj studimesh do të mund të bëhen edhe në Stamboll.

Nëse e marrim parasysh nga aspekti i madhësisë së sektorit global të financave islamike, që aktualisht është 2 trilionë dollarë, parashikohet që në 5 vitet e ardhshme ky sektor të arrijë në 3,5 trilionë dollarë, ndërsa në saje të qendrës në Stamboll, Turqia në të ardhmen do të marr  edhe pjesën e saj nga kjo pastë. 

 



Lajme të ngjashme