Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Gazprom: Rrjedha Turke përfundon në 2019-n

Drejtori Ekzekutiv (CEO) i kompanisë ruse të energjetikës Gazprom, Aleksey Miller tha se ndërtimi i dy tubacioneve të gazsjellësit “Rrjedha Turke” mund të përfundojë në fund të 2019-s.

Gazprom: Rrjedha Turke përfundon në 2019-n

Drejtori Ekzekutiv (CEO) i kompanisë ruse të energjetikës Gazprom, Aleksey Miller në deklaratat që bëri pas takimit që pati në Moskë me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, në lidhje me gazsjellësin “Rrjedha Turke” tha se “nga Turqia janë marrë lejet e duhura për të kryer studimet dhe ndërtimet e nevojshme për realizimin e projektit.

“Në dritën e zhvillimeve të fundit mund të shprehem lirshëm që procesi për ndërtimin e dy tubacioneve të planifikuara për Rrjedhën Turke ka shumë gjasa që të përfundojë në fund të vitit 2019”, tha Miller.

Tubacioni i parë me kapacitet 15,75 miliardë metra kub që do të ndërtohet në kuadër të këtij projekti është planifikuar për tregun e brendshëm të Turqisë, ndërsa me tubacionin e dytë parashikohet transferimi i gazit rus për klientët evropianë”, sqaroi Miller.

Marrëveshja ndërqeveritare midis Turqisë dhe Rusisë për projektin e ndërtimit të gazsjellësit “Rrjedha Turke” ishte firmosur në Stamboll më 10 tetor.



Lajme të ngjashme