Përfundon cikli i uljes së çmimit të naftës

Ministri i Energjisë i Arabisë Saudite, Khaled al-Faleh u shpreh sot se cikli i uljes së çmimit të naftës ka prekur fundin.

Përfundon cikli i uljes së çmimit të naftës

Ministri i Energjisë i Arabisë Saudite, Khaled al-Faleh u shpreh sot se cikli i uljes së çmimit të naftës ka prekur fundin në një kuadër përmirësimi të parimeve bazë të tregut.

“Cikli aktual i uljes së çmimit përfundoi. Dhe parimet bazë të tregut për sa i takon ofertës dhe kërkesës po përmirësohen”, deklaroi Faleh në një konferencë shtypi në Riad, ku morën pjesë Ministrat e Energjisë së Rusisë, Alexander Novak dhe i Katarit, Qatar Muhammed bin Saleh al-Sada, Presidenti i OPEC-ut, i cili ndodhet për vizitë në Arabinë Saudite.

Ministri saudit, vendi i të cilit është lider në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), u shpreh optimist rreth evolucionit të çmimeve të naftës.



Lajme të ngjashme