Schulz: Marrëveshja e tregtisë me Kanadanë duhet të miratohet

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz tha se një marrëveshje e tregtisë së lirë mes Bashkimit Evropian dhe Kanadasë duhet të nënshkruhet javën e ardhshme, pas kapërcimit të pengesës së vendosur nga rajoni belg, Wallonia.

Schulz: Marrëveshja e tregtisë me Kanadanë duhet të miratohet

Marrëveshja gjithëpërfshirëse Ekonomike dhe Tregtisë (CETA) mendohet të nënshkruhet të enjten.

Por, nëse qeveria e Wallonias nuk jep miratimin për Belgjikën për të nënshkruar marrëveshjen, ceremonia nuk mund të bëhet.

“Unë jam shumë optimist se ne mund të zgjidhim problemet që kemi brenda Bashkimit Evropian”, deklaroi Schulz pas takimit me ministren kanadeze të Tregtisë, Chrystia Freeland dhe para bisedimeve me udhëheqësin  e Walloonias, Paul Magnette.

“Ne shpresojmë shumë, unë shpresoj shumë, se do të jem në gjendje të kthehem këtu vetëm pak ditë, në Evropë me kryeministrin tim, Justin Trudeau dhe se ne do të jemi në gjendje për të, siç e kishim planifikuar, të nënshkruajmë këtë marrëveshje me Evropën në 27 tetor”, u shpreh Freeland.



Lajme të ngjashme