Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

HSBC: Arabia Saudite merr kredi rekord për diversifikimin e ekonomisë

Arabia Saudite ka marrë një kredi me vlerë rekord prej 17,5 miliardë dollarësh, kredia e parë në tregun ndërkombëtar, njoftoi banka HSBC, që bën pjesë në ndërmarrjet që drejtojnë operacionin.

HSBC: Arabia Saudite merr kredi rekord për diversifikimin e ekonomisë

Eksportuesi i parë i naftës, Arabia Saudite ka pësuar një goditje si pasojë e uljes së çmimit të naftës.

Me një parashikim të deficitit buxhetor prej 87 miliardë dollarësh këtë vit, vendi ka ndërmarrë një plan për diversifikimin e ekonomisë dhe reformave për të dalë nga vështirësitë financiare nëpërmjet kësaj kredie ndërkombëtare dhe masave shtrënguese.

“Ky projekt prej 17,5 miliardë eurosh shënon rikthimin e mbretërisë së Arabisë Saudite në tregjet e kapitaleve, pasi bëhet fjalë për kredi që iu jepen investitorëve nga disa ndërmarrje bankare, të dhëna asnjëherë më parë nga një vend”, theksoi Jean-Marc Mercier, bashkëdrejtor i sektorit të tregjeve të kapitaleve të kredive në HSBC.

Sipas Mercier, interesi i investitorëve për këtë kredi ka qenë vërtet global dhe nuk është përqendruar vetëm në SHBA.

“Kredia e marrë nga Arabia Saudite do të ndahet në tre këste, kësti i parë prej 5,5 miliardë në pesë vjet me një përqindje nominale prej 2,375 për qind, kësti i dytë prej 5,5 miliardë gjithashtu në 10 vjet me 3,25 për qind dhe kësti i fundit prej 6,5 miliardë në 30 vjet me 4,5 për qind”, theksoi banka britanike.



Lajme të ngjashme