Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

BREXIT-i shton frikën për mungesën e punonjësve në sektorin financiar

Perspektiva për një BREXIT, që do të detyrojë Britaninë e Madhe t’i japë fund qarkullimit të lirë me vendet e tjera të BE-së, rrit frikën për një mungesë të punonjësve veçanërisht në sektorin financiar.

BREXIT-i shton frikën për mungesën e punonjësve në sektorin financiar

Si mund t’u përgjigjesh mijëra biznesmenëve të Londrës në rast të mungesës së punonjësve pas Brexit-it?

“Vendosja e një sistemi të vizave lokale të dhëna me kërkesë”, rekomandon një raport i publikuar dje nga një kabinet auditi.

Perspektiva për një Brexit, që do të detyrojë Britaninë e Madhe t’i japë fund qarkullimit të lirë me vendet e tjera të BE-së, rrit frikën për një mungesë të punonjësve veçanërisht në sektorin financiar.

“Ky problem duhet të zgjidhet në mënyrë efikase për të bërë që Britania e Madhe pas BREXIT-it të mbetet kompetitive”, nënvizon kabineti PwC në një raport.

“Një sistem rajonal vizash përbën një zgjidhje afatgjatë, e realizueshme për t’iu përgjigjur këtyre çështjeve”, shtoi ai.



Lajme të ngjashme