Turqi – Rritet niveli i papunësisë në muajin korrik 2016

Shkalla e papunësisë në Turqi ka shënuar një rritje me 0,9 pikë përqindje në muajin korrik të 2016-s, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u realizuar në nivelin 10,7 për qind...

Turqi – Rritet niveli i papunësisë në muajin korrik 2016

Shkalla e papunësisë në Turqi ka shënuar një rritje me 0,9 pikë përqindje në muajin korrik të 2016-s, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u realizuar në nivelin 10,7 për qind. Gjatë harkut kohor në fjalë, numri i të papunëve është rritur me 354 mijë persona dhe ka arritur në gjithsej 3 milionë e 324 mijë vetë.

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK), niveli i papunësisë në korrik ka regjistruar rritje me 0,5 pikë përqindje në krahasim me një muaj parë. Në qershor 2016, shkalla e papunësisë në Turqi ishte 10,2 për qind.

Në të njëjtën periudhë, papunësia jashtë sektorit bujqësor u parashikua të ketë rritje me 1 pikë përqindje dhe të realizohet në nivelin 13 për qind. Shkalla e papunësisë së të rinjve, që përfshin grupmoshën 15-24 vjeç, u rrit me 1,5 pikë përqindje duke shkuar në 19,8 për qind. Rritje me 1 pikë përqindje u shënua edhe në shkallën e papunësisë së grupmoshës 15-64 vjeç duke u realizuar në nivelin 11 për qind.



Lajme të ngjashme