Amano: Energjia bërthamore e nevojshme për të luftuar ndryshimet klimatike

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA), Yukiya Amano në fjalën që mbajti në Kongresin Botëror të Energjisë në Stamboll deklaroi se energjia bërthamore është vitale në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Amano: Energjia bërthamore e nevojshme për të luftuar ndryshimet klimatike

Energjia bërthamore është vitale në luftën kundër ndryshimeve klimatike, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA), Yukiya Amano.

Duke folur në Kongresin Botëror të Energjisë që po mbahet në Stamboll, Amano tha se aktualisht ka një rritje të rëndësishme në përdorimin global të energjisë bërthamore.

"Ne besojmë se pa energji bërthamore, komuniteti ndërkombëtar nuk do të mund të arrijë objektivat që ka dhe që është më pak se dy gradë celsius rritje të temperaturave në nivel global”, tha Amano.



Lajme të ngjashme