Putin: Duam të realizojmë me Turqinë projektin e gazsjellësit “Rryma Turke”

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, shprehu të hënën dëshirën për realizuar me Turqinë projektin e gazsjellësit “Rryma Turke”...

Putin: Duam të realizojmë me Turqinë projektin e gazsjellësit “Rryma Turke”

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, shprehu të hënën dëshirën për realizuar me Turqinë projektin e gazsjellësit “Rryma Turke”.

Lideri rus mbajti një fjalim në Kongresin 23. Botëror të Energjisë, që po zhvillon punimet në Stamboll.

“Njerëzit janë kthyer nga energjia e rinovueshme dhe ky është një realitet i pakontestueshëm”, tha Vladimir Putin.

Megjithatë – vijoi kreu i shtetit rus – konsumi i naftës dhe i gazit natyror vazhdon ende.

“Sipas kalendarit ndërkombëtar energjetik, ne do të kemi sërish nevojë për naftë dhe gaz natyror pas 20-30 vitesh. Deri në vitin 2020, pjesa e naftës në konsumin botëror të energjisë do të rritet deri në 26%”, theksoi ai.

“Ne mund të garantojmë në mënyrë të koordinuar sigurinë e energjisë. Kufizimi energjetik i disa vendeve është i papranueshëm”, shtoi Putin.

Shefi i Kremlinit vuri në pah se Rusia do të një vend i besueshëm në aspektin e transportit të energjisë.

“Ne duam të realizojmë me Turqinë projektin e gazsjellësit Rryma Turke”, siguroi ai.



Lajme të ngjashme