Deutsche Bank detyrohet të paguaj gjobën 5,4 miliardë dollarë

Banka gjermane “Deutsche Bank” ka rënë dakord me autoritetet amerikane që të mbyllë një mosmarrëveshje mbi pasuri të patundshme që përkon me kohën e krizës imobiliare duke paguar një gjobë prej 5,4 miliardë dollarësh.

580528
Deutsche Bank detyrohet të paguaj gjobën 5,4 miliardë dollarë

Ministria amerikane e Drejtësisë kërkonte fillimisht një shumë prej 14 miliardë dollarësh nga banka e parë gjermane, që ndikoi në një rënie të ndjeshme të vlerës së aksioneve në bursë.

Pas këtij njoftimi, aksionet e “Deutsche Bank” në bursën e Frankfurtit u rritën menjëherë me më shumë se shtatë për qind.



Lajme të ngjashme