Turqi - Eksporti shënon rritje me 7,7%

Në muajin gusht, eksportet e Turqisë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar shënuan rritje për 7.7 përqind dhe arritën në 11 miliardë e 867 milionë dollarë.

Janë publikuar statistikat e përkohshme në lidhje me tregtinë e jashtme të përgatitur nga ana e Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK) dhe Ministria e Doganave dhe Tregtisë.

Sipas këtij raporti importi në periudhë të njëjtë shënoi rritje për 3.7 përqind arriti në 16 miliardë e 554 milionë dollarë.

Deficiti i tregtisë së jashtme në muajin gusht shënoi ulje për 5.3 përqind duke rënë në 4 miliardë e 687 milionë dollarë.

Ndërkohë që raporti i eksporteve dhe importeve në muajin gusht të vitit të kaluar ishte 69%, këtë vit kjo shifër këtë doli në 71,7% për periudhën e njëjtë.

Lajme të ngjashme