Shefat e ekonomisë turke dhe ruse, takim më 8-9 tetor në Stamboll

Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekçi dhe ai rus i Zhvillimit Ekonomik, Alexey Ulyukaev, do të takohen në Stamboll më 8-9 tetor, në kuadër të Kongresit 23. Botëror të Energjisë...

Shefat e ekonomisë turke dhe ruse, takim më 8-9 tetor në Stamboll

Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekçi dhe ai rus i Zhvillimit Ekonomik, Alexey Ulyukaev, do të takohen në Stamboll më 8-9 tetor, në kuadër të Kongresit 23. Botëror të Energjisë.

Zv/ministri rus i Zhvillimit Ekonomik, Alexey Likhachev, njoftoi gjatë një prononcimi për gazetarët nga Moska se në takimin Zeybekçi-Ulyukaev do të merren në shqyrtim marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare ndërmjet Turqisë dhe Rusisë.

“Jemi në bisedime të vazhdueshme për marrëveshjet në lidhje me sektorin e shërbimeve dhe atë të investimeve. Shpresojmë që ekspertët tanë në Turqi të shënojnë progres në lidhje me çështjen në fjalë deri në fund të kësaj jave”, u shpreh Likhachev.

Në kuadër të Kongresit 23. Botëror të Energjisë, që do të mbahet në datat 9-13 tetor në Stamboll, pritet të realizojë një takim edhe Komisioni Ndërqeveritar Rusi-Turqi.

Siç njoftoi pak ditë më parë edhe ministri rus i Energjetikës, Alexander Novak, brenda muajit tetor mund të arrihet edhe një marrëveshje për kursin e veprimit të projektit gazsjellës “Rryma Turke”.



Lajme të ngjashme