TUSIAD fillon turneun jashtë shtetit për të shpjeguar drejt procesin në Turqi

Shoqata e Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Turqisë (TUSIAD) shpjegoi në Gjermani tentativën në 15 korrik për grusht shteti nga ana e Organizatës Terroriste Gyleniste Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY).

TUSIAD fillon turneun jashtë shtetit për të shpjeguar drejt procesin në Turqi

TUSIAD për të bërë që të kuptohet qartë se çfarë u jetua gjatë tentativës për grusht shteti dhe pas saj dhe me qëllim që të përforcohen edhe më shumë marrëdhëniet rrënjësore Turqi-Gjermani zhvilloi takime të ndryshme në kryeqytetin Berlin.

Delegacioni në kuadër të kontakteve në Gjermani u takua me përfaqësuesit e Konfederatës gjermane të Industrialistëve, instituteve të mendimit dhe parlamentarë.

Kryetarja e Bordit Drejtues së TUSIAD, Xhansen Basharan-Symes (Cansen Başaran-Symes) tha se vizitën e parë jashtë shtetit (pas tentativës së grusht shtetit) e zhvilluan në Gjermani.

Ajo theksoi se demokracia në Turqi doli fitimtare kundër tentativës së grusht shtetit dhe nënvizoi se duke shpjeguar ato që ndodhën, dëshirojnë të korrigjojnë konceptin e gabuar të krijuar në lidhje me Turqinë në Gjermani pas tentativës për grusht shteti.

Başaran Symes bëri të ditur se në kuadër të vizitës zhvilluan takime shumë të rëndësishme nga aspekti i marrëdhënieve me Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian në këtë periudhë të vështirë që po kalon Turqia.

“Mendoj se në këtë periudhë të vështirë me dimensione të ndryshme ne  ofruam kontributin tonë për tu kuptuar më mirë në Gjermani. Kemi një mendim të përbashkët përsa i përket nevojës së hedhjeve të hapave konkrete nga qeveritë e të dyja vendeve, institutet e botës së biznesit, akademikë e të tjerë përsa i përket zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe” tha Kryetarja e Bordit Drejtues së TUSIAD, Xhansen Basharan-Symes (Cansen Başaran-Symes).

Ajo tha gjithashtu se vizitat do të vazhdojnë me Francën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglinë, Italinë dhe Austrinë.



Lajme të ngjashme