Zeybekçi: Turqia do të ketë sistemin më ambicioz stimulues për investimet e huaja

"Vizita në ShBA ka qenë e rëndësishme nga aspekti i nxitjes së investimeve të huaja dhe të informimit të opinionit amerikan", ka thënë Ministri turk i Ekonomisë.

Zeybekçi: Turqia do të ketë sistemin më ambicioz stimulues për investimet e huaja

Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zejbekçi (Zeybekçi), deklaroi se do të vendosin sistemin më ambicioz të nxitjes.

Në ditën e fundit të kontakteve të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministri Zejbekçi bëri deklarata të posaçme për Radiotelevizionin publik të Turqisë, TRT.

Zejbekçi tha se kjo vizitë ka qenë e rëndësishme nga aspekti i nxitjes së investimeve të huaja dhe të informimit të opinionit amerikan në lidhje me tentativën e grusht shtetit të 15 korrikut.

Duke i publikuar edhe detajet e paketës nxitëse Ministri Zejbekçi tha se me kompanitë do të bëjnë marrëveshje për një kohë të caktuar në lidhje me taksat dhe do të mundësohen të gjitha lehtësimet e nevojshme.

Zejbekçi gjithashtu tha që në qoftë se është e nevojshme do të kontribuojnë edhe në primet e sigurimit të kompanive, ndërsa vijoi duke thënë se “Do të bëjmë marrëveshje që çmimet e energjisë të stabilizohen për një kohë të caktuar. Do të kontribuojmë në qoftë se nevojitet kredi për investime të mëdha si 5-10 miliardë dollarë, nëse paraqitet nevoja për financa dhe do të japim kontribut në qoftë se paraqitet nevoja për përkrahje në tatim”.

Ai gjithashtu bëri të ditur që në qoftë se kompanitë hezitojnë të bëjnë vet investime në sektoret përkatëse atëherë Turqia me fondin e saj të investimeve do të bëhet partnere e tyre deri në 49%.

Zejbekçi bëri të ditur se sistemi që do të vendoset do të jetë sistemi më ambicioz i nxitjes në botë.



Lajme të ngjashme