Turqia do të hapë bankë të dhënash për mineralet kombëtare

Projekti i Ministrisë së Energjetikës dhe Burimeve Natyrore për “Ti përfituar ekonomisë burimet vendore” do të kurorëzohet me themelimin e bankës së të dhënave për mineralet kombëtare.

Turqia do të hapë bankë të dhënash për mineralet kombëtare

Të gjitha analizat, hartat dhe informacione e tjera në lidhje me aktivitetin e realizuar për kërkimin dhe studimin e burimeve minerale do të depozitohen në Bankën e Informacionit Karot, e cila njihet ndryshe edhe si banka e të dhënave për xeherorët.

Po ashtu edhe të gjitha të dhënat do të raportohen në përshtatje me standardet ndërkombëtare nga një bord i pavarur vlerësues, që do të krijohet në Turqi duke lehtësuar kështu qasjen (aksesin) në informacionin e nevojshëm për mineralet në Turqi.

Të dhënat e gatshme do të luajnë si të thuash edhe një rol nxitës në këtë sektor. Burimet që për një kohë të gjatë transferoheshin jashtë shtetit për përgatitjen e raporteve tani do të mbeten në ekonominë e vendit.



Lajme të ngjashme