Turqi – Rritet numri i të punësuarve në qershor 2016

Instituti i Statistikave të Turqisë njoftoi sot se numri i të punësuarve në Turqi për muajin qershor 2016 është rritur me 390 mijë persona në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke arritur në gjithsej 27 milionë e 651 mijë persona...

Turqi – Rritet numri i të punësuarve në qershor 2016

Numri i të punësuarve në Turqi për muajin qershor 2016 është rritur me 390 mijë persona në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke arritur në gjithsej 27 milionë e 651 mijë persona.

Sakaq, shkalla e punësimit nuk ka shfaqur ndryshim dhe është fiksuar në nivelin 47,1%.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi sot të dhënat në lidhje me fuqinë punëtore për muajin qershor të vitit 2016.

Bazuar në raportin e fundit të TUIK-ut, numri i të punësuarve në sektorin e bujqësisë është pakësuar me 421 mijë persona, ndërkohë që ai i të punësuarve në tregjet jobujqësore ka shënuar rritje me 811 mijë persona. Nga këta, 20,2% janë punësuar në sektorin e bujqësisë, 19,3% në atë të industrisë, 7,5% në ndërtimtari dhe 53,1% në sektorin e shërbimeve.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2015-s, punësimi është rritur me 2,1 pikë përqindje në sektorin e shërbimeve dhe me 0,2 pikë përqindje në ndërtimtari, ndërkohë që ka pësuar rënie me 1,8 pikë përqindje në sektorin e bujqësisë dhe me 0,4 pikë përqindje në atë të industrisë.

Sipas të njëjtit raporti, fuqia punëtore ka arritur në gjithsej 30 milionë 778 mijë persona, me një rritje prej 637 mijë personash në qershor 2016, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore (LFPR) është rritur me 0,3 pikë përqindje duke u realizuar në nivelin 52,4%. LFPR-ja për meshkuj ka rënë me 0,1 pikë përqindje në nivelin 72,3%, ndërsa për femra është rritur me 0,7 pikë përqindje në nivelin 33%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2015-s.



Lajme të ngjashme