Gjoba rekord ndaj “Deutsche Bank”, prej 14 miliardë dollarë

Banka gjermane, “Deutsche Bank” pësoi një tjetër goditje të rëndë pas njoftimit të një gjobe rekord prej 14 miliardë dollarësh në SHBA për të shlyer një çështje të lidhur me “subprimes”, ndonëse banka kryesore gjermane në përfundim do të paguajë më pak.

571803
Gjoba rekord ndaj “Deutsche Bank”, prej 14 miliardë dollarë

Për shkak të kësaj gjobe, Bursa e Frankfurtit ka reaguar fuqishëm duke sjellë një rënie të ndjeshme të aksioneve të gjigantit të financave me 8,47 për qind.

“Deutsche Bank”, e implikuar në rreth 8 000 çështje gjyqësore në gjithë botën, ka marrë më parë një gjobë prej 2,5 miliardë dollarë për manipulim të normave ndërbankare në SHBA.

Nëse kjo gjobë konfirmohet, shuma prej 14 miliardë dollarë do të jetë më e madhja që një bankë e huaj duhet të paguajë në SHBA.



Lajme të ngjashme