Samiti i Financës në Stamboll mbledh emra të rëndësishëm

Samiti që këtë vit zhvillohet për të 7-n herë do të mirë presë shumë vendimmarrës që i japin drejtim ekonomisë botërore, përfaqësues të sektorit privat dhe akademikë.

Samiti i Financës në Stamboll mbledh emra të rëndësishëm

Samiti i Financës Stamboll (Istanbul Finance Summit - IFS) do të fillojë nesër në Stamboll.

Tema kryesore e samitit, që përfaqësuesve të shumë instituteve dhe organizatave më të njohura në rang global me në krye Evropën dhe Lindjen e Mesme i ofron bashkëpunime të rëndësishëm, është “Rreziqet Gjeopolitike dhe Financa”.

Në programin e mëngjesit të ditës së parë të Samitit pritet të mbajë fjalim Zëvendëskryeministri Përgjegjës për Ekonominë Mehmet Shimshek (Mehmet Şimşek) kurse në punimet e pasditet pritet të mbajë një fjalim Ministri i Ekonomisë Nihat Zejbekxhi (Nihat Zeybekci).

Në ditën e fundit të Samitit pritet që të marrin pjesë si fjalim mbajtës edhe Ministri i Zhvillimit Lytfi Elvan (Lütfi Elvan) dhe Ministri i Financës Naxhi Aball (Naci Ağbal) si dhe Zëvendëskryetari i Parlamentit të Evropës Ryszard Czarnecki dhe drejtorët e kryetarët e bordeve drejtuese të shumë bankave dhe kompanive të njohura.



Lajme të ngjashme