Deficiti tregtar i Turqisë shënon ulje

Eksportet në Turqi në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë kanë rënë me 11.5 për qind duke shkuar në 9 miliardë e 855 milionë dollarë.

Deficiti tregtar i Turqisë shënon ulje

Eksportet në Turqi në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë kanë rënë me 11.5 për qind duke shkuar në 9 miliardë e 855 milionë dollarë, ndërsa bëhet e ditur se edhe importet kanë pësuar një rënie me 19.7 për qind duke shkuar në 14 miliardë e 643 milionë dollarë.

Institucioni i Statistikave të Turqisë (TÜIK) dhe Ministria e Doganave dhe Tregtisë së Turqisë kanë publikuar shifrat për muajin korrik.

Sipas këtyre statistikave eksportet në muajin korrik në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë janë ulur me 11.5 për qind. Në këtë mënyrë shuma e tyre llogaritet në 9 miliardë e 855 milionë dollarë. Ndërsa importet në të njëjtin muaj kanë pësuar një rënie prej 19.7 për qind duke kapur kështu shifrat e 14 miliardë e 643 milionë dollarë.

Deficiti i tregtisë së jashtme të Turqisë ka pësuar një rënie me 32.5 për qind. Shuma e këtij deficiti për muajin korrik kapi shifrat 7 miliardë e 96 milionë dollarë, duke pësuar një rënie prej 4 miliardë e 788 milionë dollarë.

Ndërkohë eksporti ka fituar pikë në kurriz të importit. Në korrik të vitit të kaluar ai ishte 61.1 për qind, ndërsa në të njëjtin muaj të këtij viti ai është rritur në 67.3 për qind. 


Fjalët Kyçe: eksport , import , deficiti tregtar , rënie , Turqi , TUIK

Lajme të ngjashme