Dështojnë negociatat mes BE-së dhe SHBA-ve për tregtinë e lirë

Gabriel: Negociatat me SHBA-të ‘de facto’ kanë dështuar, por askush nuk është i gati ta pranojë".

Dështojnë negociatat mes BE-së dhe SHBA-ve për tregtinë e lirë

Ministri gjerman i Ekonomisë dhe zëvendëskancelari Sigmar Gabriel të dielën deklaroi se negociatat mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për tregtinë e lirë kanë dështuar.

Negociatat për të ashtuquajturin Partneriteti Transatlantik për Tregti dhe Investime (TTIP) kanë shënuar përparim të vogël gjatë viteve të fundit.

"Sipas mendimit tim, negociatat me SHBA-të ‘de facto’ kanë dështuar, edhe pse atë askush nuk është i përgatitur ta pranojë", tha Zëvendëskancelari gjerman Gabriel.



Lajme të ngjashme