Çmimi i naftës do të stabilizohet mes 53-60 dollarë për fuçi

Banka Botërore beson se çmimi i një fuçie deri në vitin 2020 të stabilizohet mes 53 dhe 60 dollarë.

Çmimi i naftës do të stabilizohet mes 53-60 dollarë për fuçi

Në kohën kur tregu i naftës po përballet me çmim të ulët, projektimi për çmimin e një fuçie deri në vitin 2020 besohet të stabilizohet mes 53 dhe 60 dollarë, atëherë kur sipas parashikimeve furnizimi dhe kërkesa do të jenë në balancë mes tyre, flasin të dhënat e fundit të publikuara nga Banka Botërore.

Zhvillimet do të kenë implikime serioze për ekonomitë në Lindje të Mesme dhe në Afrikën e Veriut (MENA), thuhet në publikimin tremujor ekonomik të Bankës Botërore për MENA-n me titull: “Ku po shkojnë Çmimet e Naftës?”.

Prodhuesit e naftës në rajonin e MENA-s ka pesë vite që përballen me çmime të ulëta, me të ardhura që shënojnë rënie në tre vitet e fundit, me një deficit fiskal dhe rritje të borxhit.

"Libia, Iraku, Siria dhe Jemeni po përballen me një ndikim shkatërrues të luftës civile dhe zhvendosjeve të detyrueshme të popullatës të cilat ushtrojnë presion mbi buxhetet të reduktuara", thuhet në raportin ekonomik.

Ndërkohë, në raport theksohet se shtetet nga grupi i Këshillit të Gjirit për Bashkëpunim (GCC) vitin e kaluar kanë humbur 157 miliardë dollarë të ardhura nga nafta, dhe pritet që gjatë këtij viti të humbasin 100 miliardë të tjera.

Në vitin 2015 Arabia Saudite është varfëruar për 178 miliardë në rezerva, e pasuar nga Algjeria (28 miliardë) dhe Iraku (27 miliardë).

"Të përballura me çmime të ulëta të naftës, qeveritë e rajonit po shtrëngojnë rripin duke prezantuar masat e reja më të ashpra të cilat pritet të transformojnë metodën e vjetër sociale në të cilën shteti furnizonte qytetarët me naftë dhe ushqim dhe punë në sektorin publik me metodën e re ku shteti promovon punë në sektorin privat dhe fuqizon qytetarin në mënyrë që ai të bëjë vet zgjidhjen në cilësi të konsumatorit”, deklaroi Shanta Devarajan, shefe ekonomike e Bankës Botërore për Lindje të Mesme dhe Afrikë të Veriut.

Raporti thotë se Arabia Saudite duket se ka humbur rolin e saj si prodhuesi i cili thith nga luhatjet në kërkesën dhe ofertën globale, ndërsa industria e butë e naftës së SHBA-ve po bëhet prodhuesi margjinal, duke vendosur në mënyrë efektive çmimet e naftës në treg.

Tregu i naftës ka hyrë në një normale të re me ndryshim të rolit të lojtarëve në treg, thuhet në raport. 



Lajme të ngjashme