Eksporti i automobilistikës turke rritet me 5% në muajin korrik 2016

Eksporti i industrisë turke të automobilistikes në muajin korrik ka shënuar një rritje me 5% dhe është realizuara në nivelin e 1,7 miliardë dollarëve...

bursa otomotiv sektörü.jpg
bursa otomotiv sektörü.jpg

Eksporti i industrisë turke të automobilistikes në muajin korrik ka shënuar një rritje me 5% dhe është realizuara në nivelin e 1,7 miliardë dollarëve.

Kjo rritje me 5% në eksportin e korrikut tregon se industria automobilistike në Turqi nuk është prekur nga zhvillimet negative të kohëve të fundit. Çalime nuk ka pasur në asnjë fazë që nga prodhimi e deri në doganë. Sektori vijon të punojë pa ndërprerje për fuqizimin e vetë industrisë automobilistike dhe ekonomisë turke në përgjithësi.

Eksporti i industrisë automobilistike të Turqisë në muajin korrik 2016 ka rritur në 19,7% edhe pjesën e tij në totalin e eksportit vjetor turk, niveli më i lartë ky që nga viti 2008 e këtej.

Sektori në fjalë, që gjatë korrikut ka regjistruar një rritje me 10% edhe në eksportin drejt vendeve të Bashkimit Evropian, për një total prej 1,3 miliardë dollarësh amerikanë; në periudhën janar-korrik të këtij viti ka pasur 11% më shumë shitje të jashtme, që përkthyer në shifra do të thotë 13,4 miliardë dollarë.

Ashtu si dhe gjatë muajve të kaluar, rritja e eksportit në korrik ka vijuar po ashtu në bazën e produkteve të grupit.

Muajin e shkuar, eksporti i makinave familjare u rrit me 25% për gjithsej 608 milionë dollarë, ndërsa eksporti i mjeteve të transportit u rrit me 4% për 381 milionë dollarë në total.

Eksporti drejt Italisë, vend ky që formon tregun më të madh në grupin e produkteve të makinave familjare, pati një rritje të lartë me 113%. Po ashtu, rritje rekord me 157% në eksportin e këtij grupi u regjistrua edhe drejt Gjermanisë, një tjetër treg i rëndësishëm në Evropë. Gjermania u pasua nga Polonia me 94% dhe nga Sllovenia me 24%.

Kurse në eksportin e grupit të produkteve të industrisë ndihmëse të automobilistikes për muajin korrik rritjet më të mëdha u shënuan drejt Iranit me 75% dhe drejt Rumanisë me 12%.



Lajme të ngjashme