Projekti i Rrjedhës Turke ka ardhur përsëri në rend të ditës

Projekti i linjës gazsjellëse “Rrjedha Turke” ka një rol kritik në marrëdhëniet turko-ruse.

Projekti i Rrjedhës Turke ka ardhur përsëri në rend të ditës

Zëvendëskryetari i Fondit Kombëtar të Sigurisë së Energjisë së Rusisë, Aleksey Grivach bëri të ditur se ndërmjet Turqisë dhe Rusisë projekti i linjës gazsjellëse “Rrjedha Turke” ka një rol kritik dhe tha se projektet e reja dhe të mëdha të energjisë janë të rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Rusisë.

Grivach u shpreh se mund të ndërtohet infrastruktura e nevojshme me marrëveshjet reciproke të Turqisë dhe Rusisë dhe shtoi se për linjën e parë që planifikohet të ndërtohet nga ana e Turqisë do të jenë të mjaftueshme marrëveshjet ndërqeveritare dhe disa kontrata tregtare. Kurse për linjën e dytë, për shkak se duhet të integrohet me linjën e përcjelljes të Evropës mund të duhet më shumë kohë.  

Edhe Drejtori i Përgjithshëm i Angora Gaz, Gëkhan Jardëm (Gökhan Yardım) tha se projekti i Rrjedhës Turke është një projekt me një rëndësi të formimit të një periudhe të ardhshme 20 vjeçare ndërmjet dy vendeve.

Edhe Kryetari i Departamentit të Ekonomisë së Institutit Rus të Energjisë dhe Financës, Marcel Salikhov tha se projekti i Rrjedhës Turke do të jetë një nga kapitujt kryesorë që do të bisedohet gjatë takimit të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Presidentit të Rusisë Vladimir Putin në datën 9 gusht.

Turqia, në rast të realizimit të projektit, me një linjë që do të ndërtohet mbi Detin e Zi ka si objektivë të marrë 15,7 miliardë metrakub gaz natyror në vit. Kurse me linjën e dytë që planifikohet të ndërtohet, gazi natyror do të përcillet nga Turqia për në rajonin juglindor të Evropës.



Lajme të ngjashme