Moody’s nuk ndryshon notën e kredisë së Turqisë

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditimit, Moody's nuk ndryshoi vlerësimin e notës së kredisë së Turqisë që është “Baa3” pra ‘mund të investohet’.

Moody’s nuk ndryshon notën e kredisë së Turqisë

Në deklaratën me shkrim të Moody’s, bëhet e ditur se pas 15 korrikut, pra tentativës së grusht shtetit të Organizatës Terroriste Guleniste – Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY), procesi i vlerësimit të deklaruar në datën 18 korrik vazhdon ende.

Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se zhvillimet e përjetuara pas tentativës do të ndiqen me rezultate afatmesme.

Moody’s në deklaratën e bërë në 18 korrik kishte bërë të ditur se vlerësimi i filluar pas tentativës së grusht shtetit do të përfundojë brenda 90 ditësh.

Kurse vlerësimi i fundit për potencialin e Turqisë për vitin 2016 është 2 dhjetori.



Lajme të ngjashme