Canete: Asnjë ndryshim në bashkëpunimin e energjisë Turqi-BE

Komisioneri evropian për Energjinë dhe Klimën, Miguel Arias Canete bëri të ditur se vazhdon bashkëpunimi ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian në fushën e energjisë dhe shtoi se veçanërisht Korridori Jugor i Gazit (SGC) përbën një rëndësi të madhe për t

541584
Canete: Asnjë ndryshim në bashkëpunimin e energjisë Turqi-BE

Canete bëri një vlerësim për Agjencinë Turke të Lajmeve Anadolli / AA në lidhje me bashkëpunimin Turqi-BE në fushën e energjisë pas tentativës për grusht shteti nga ana e Organizatës Terroriste Gyleniste/Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY).

Ai u shpreh se Turqia dhe Bashkimi Evropian kanë projekte të përbashkëta të rëndësishme energjetike.

“Në mbledhjen e bërë gjatë samitit të Ministrave të Energjisë së vendeve të G-20 në 29 qershor në Kinë, Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Berat Allbajrak (Berat Albayrak) ripërsëriti bindjen dhe vendosmërinë për përfundimin e projektit të Korridorit Jugor të Gazit Natyror (SGC). Edhe ne jemi të kënaqur nga kjo gjë. Bashkëpunimi i Turqisë dhe Bashkimit Evropian në energji është në vazhdim” tha Komisioneri evropian për Energjinë dhe Klimën, Miguel Arias Canete.



Lajme të ngjashme