Zeybekçi: Është i pakuptueshëm nxitimi i S&P për të ulur notën e kredisë

Agjencia për vlerësimin e kredive “Standard & Poors” (S&P), me të cilën Turqia në vitin 2012 anuloi kontratën dhe prej së cilës nuk kërkon vlerësime, e uli notën e kredisë për Turqinë nga “BB+” në “BB”, ndërsa opinionin e saj e vendosi në “negative”.

Edhe pse kjo agjenci prej vitit 2012 e këtej nuk ka marrëdhënie me Sekretariatin e Thesarit, ajo vazhdon të bëj vlerësime të notës së kredisë  pa kërkesën e Turqisë. Në krahasim me dy agjenci tjera të mëdha për vlerësimin e kredive, Standard & Poors e nënvlerësonte nivelin e bërjes së investimeve në Turqi.

Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zejbekçi (Nihat Zeybekçi) tha se është i pakuptueshëm nxitimi i agjencisë Standard & Poors për të ulur notën e kredisë për Turqinë në “BB”.

Ministri Zejbekçi i bëri një vlerësim uljes së notës së kredisë nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter.

Zejbekçi tha se gjatë vlerësimit të notës së kredisë patjetër duhen të merren në konsideratë edhe vlerat e makro ekonomisë, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Qeveria së shpejti do të nxjerr ligje për bërjen e reformave me fokus në investime, prodhim dhe eksport. Ashtu si çdo herë, Turqia do të vazhdoj të hedh hapat e nevojshme edhe në ekonominë reale edhe në pjesën financiare”.

Lajme të ngjashme