Themelet e ekonomisë turke i rezistuan tentativës së grusht shtetit

Themelet e ekonomisë dhe të sistemit bankar të Turqisë të forcuara me reforma, treguan një rezistencë të madhe përballë ndikimeve negative të tentativës së grusht shtetit të organizatës terroriste gyleniste FETO.

Edhe ekspertët e financave ndërkombëtare me seli në Londër tërheqin vëmendjen në treguesit e fuqishëm të makroekonomisë turke.

Timothy Ash, strategu i agjencisë “Nomura” për rajonet e Evropës Qendrore dhe Lindore, Lindjes së Mesme dhe Afrikës, për Agjencinë e Lajmeve Anadolli, AA, tha se është e pakuptimtë që institucionet perëndimore vazhdimisht tërheqin vëmendjen në rreziqe edhe pas dështimit të tentativës së grusht shtetit.

Ash tha se themelet e makro ekonomisë turke, të cilën është duke e monitoruar vazhdimisht prej vitit 1999 e këtej, janë jashtëzakonisht të qëndrueshme.

Strategia e lartë e tregjeve, Ipek Ozkardeskaya nga “London Capital Group”, tha se “Sikur tentativa e grusht shtetit të arrinte qëllimin atëherë krahas bursave edhe tregu i bonove të qeverisë dhe lira turke do të mbetej në një presion serioz të shitjes. Do të mund të jetohej një krizë në ekuilibrin e pagesave. Thënë shkurt do të shkaktonte dëme të mëdha për meremetimin e të cilave do të nevojiteshin vite. Turqia u kthye nga pragu i një fatkeqësie të tillë”.

Ndërkaq Christian Maggio, strategu i lartë i tregjeve në zhvillim nga kompania “TD Securities”, tha se “Sikur grusht shteti të arrinte qëllimin kjo do ta çonte Turqinë në një pasiguri të madhe”.

Lajme të ngjashme