Simsek: Turqia vendi me rritje më të shpejtë në mesin e vendeve të OECD-së

Zëvendëskryeministri Mehmet Shimshek (Mehmet Şimşek) tha se Turqia është vendi me zhvillim më të shpejtë në mesin e vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Zëvendëskryeministri Shimshek së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të OECD-së, Angel Gurria organizoi konferencë të përbashkët për shtyp në qytetin Gaziantep me qëllim të promovimit të raportit të OECD-së të sondazhit ekonomik të Turqisë për vitin 2016.

Mehmet Shimshek tha se Turqia me një rritje prej 5,2% mori titullin e vendit me zhvillim më të shpejt në mesin e vendeve të OECD-së në 6 vitet e fundit.

Duke vënë theksin në stabilitetin ekonomik të Turqisë gjatë fjalimit të tij, Mehmet Shimshek tha se “Me qëllim të vazhdimit të atmosferës pozitive që jetohet në ekonomi është e nevojshme të kryhen reformat strukturore. Duhet të hidhen hapat për zgjidhjen rrënjësore të problemeve”.

Lajme të ngjashme