SHBA - “Forbes” publikon listën e fitimeve të VIP-ëve, Taylor Swift e para

Revista “Forbes” ka publikuar sot listën e dhjetë VIP-ëve me fitime më të mëdha në botë për vitin 2016.

SHBA - “Forbes” publikon listën e fitimeve të VIP-ëve, Taylor Swift e para

Revista “Forbes” ka publikuar sot listën e dhjetë VIP-ëve me fitime më të mëdha në botë për vitin 2016.

E para në listë është këngëtarja e njohur amerikane, 26-vjeçarja Taylor Swift, e cila ka fituar 170 milionë dollarë të ardhura nga shitjet e albumit të saj të fundit “1989”.

I dyti në listën “Të famshmit me fitimet më të mëdha të vitit” renditet grupi britanik, “One Direction”. Të ardhurat e grupit, që përbehet nga këngëtarët Louis Tomlinson, Harry Styles, Liam Payne dhe Niall Horan, arrijnë në 110 milionë dollarë.

Albumi “Made in A.M.” i kësaj bande muzikore, publikuar vitin e kaluar, ka shitur 2,5 milionë kopje në mbarë botën.

James Patterson, i njohur në mbarë botën për romanet e tij policeske (thriller) dhe i konsideruar si autori i një nga çdo 17 librat e shitur në ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u radhit në vendin e tretë me 95 milionë dollarë të ardhura për këtë vit.

Në listën e revistës “Forbes” gjenden po ashtu drejtuesi i shfaqjeve, dr. Phil McGraw, futbollistët Cristiano Ronaldo e Lionel Messi, këngëtarja Adele, humoristi Kevin Hart dhe radioprezantuesi Howard Stern.

Lista e plotë sipas fitimeve është si më poshtë:

1- Taylor Swift - 170 milionë dollarë

2- One Direction - 110 milionë dollarë

3- James Patterson - 95 milionë dollarë

4- Dr. Phil McGraw dhe Cristiano Ronaldo - 88 milionë dollarë

6- Kevin Hart – 87,5 milionë dollarë

7- Howard Stern - 85 milionë dollarë

8- Lionel Messi – 81,5 milionë dollarë

9- Adele – 80,5 milionë dollarë

10- Rush Limbaugh - 79 milionë dollarë



Lajme të ngjashme