Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

FMN-ja shtyn kredinë 550 milionë euro për Bosnjën

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi sot se ka shtyrë dhënien e një kredie me vlerë 550 milionë euro për Bosnje-Hercegovinën.

FMN-ja shtyn kredinë 550 milionë euro për Bosnjën

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) shtyu dhënien e një kredie me vlerë 550 milionë euro për Bosnje-Hercegovinën pasi anëtarët e këshillit fiskal të vendit nuk e nënshkruan marrëveshjen, njoftoi sot ky fond.

Për shkak të shtyrjes së nënshkrimit të marrëveshjes, bordi ekzekutiv i FMN-së e shtyu dhënien e kredisë deri në një njoftim të dytë”, deklaroi përfaqësuesi i FMN-së në vendin e vogël ballkanik, Francisco Parodi.

Edhe zyrtari i lartë boshnjak, Goran Mirashiç deklaroi se disa anëtarë të këshillit fiskal të vendit nuk kishin firmosur, por pa dhënë arsyen.

Kredia e rënë dakord në maj kishte synim mbështetjen e reformave në përmirësimin e klimës së biznesit, uljen e borxhit publik nëpërmjet konsolidimit fiskal, thjeshtëzimin e procedurave administrative dhe stabilitetin e sektorit financiar të vendit.



Lajme të ngjashme