Radhë të gjata maunesh në pikat kufitare nga Turqia për në Evropë

Radha e krijuar nga maunat që presin të kalojnë nga Turqia për në Evropë, në pikën kufitare Kapëkule (Kapıkule) ka arritur 24 kilometra, në Ipsala 12 kilometra dhe në pikën kufitare Hamzabejli (Hamzabeyli) ka arritur në 15 kilometra.

Radhë të gjata maunesh në pikat kufitare nga Turqia për në Evropë

Drejtuesit e maunave që kanë nisur udhën për të dorëzuar në kohë mallrat e eksportit në adresat e duhura, janë bërë shkak për ngarkesa të renda në portat kufitare.

Kësaj i është shtuara edhe dalja dhe hyrja e automjete që lëvizin për shkak të pushimeve me rastin e Bajramit.

Kur shtohet edhe fluksi i lëvizjes së fundjavës, doganat nuk kanë mundur ti përgjigjen fluksit të krijuar në sportele.

960 maune presin në Kapëkule (Kapıkule), 480 në Ipsala dhe 600 mauna presin në pikën kufitare Hamzabejli (Hamzabeyli) për të përfunduar veprimet me qëllim që të vazhdojnë nëpër destinacione të ndryshme në Evropë.



Lajme të ngjashme