Italia heq detyrimet për transportuesit shqiptarë; Rama e Bushati: Lajm i mirë

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale dhe më pas edhe nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Italia heq detyrimet për transportuesit shqiptarë; Rama e Bushati: Lajm i mirë

Parlamenti italian miratoi sot shfuqizimin e tarifës fikse dhe taksës rrugore për të gjithë transportuesit shqiptarë.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale dhe më pas edhe nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Sipas këtij vendimi të marrë nga qeveria italiane, i jepet  zgjidhje një problemi të vjetër, i mbartur vit pas viti si një pengesë shumë e madhe për shkëmbimet midis dy vendeve.

Për shfuqizimin e tarifës fikse dhe taksës rrugore, Kryeministri Rama dhe ministri Bushati falënderuan Kryeministrin italian, Matteo Renzi.

Lajm i mirë: Parlamenti italian heq detyrimin e transportuesve shqiptarë për ‪#‎DirittoFisso & taksën e qarkullimit”, u shpreh Rama në rrjetet sociale.

Ndërsa ministri Bushati tha se pas shumë vjet përpjekjesh dhe negociatash dypalëshe, Parlamenti i Italisë ka miratuar të enjten shfuqizimin e tarifës fikse dhe taksës rrugore për transportuesit shqiptarë.

“Më në fund i jepet zgjidhje një problemi të vjetër, i mbartur vit pas viti si një pengesë shumë e madhe për shkëmbimet midis dy vendeve tona. Heqja e 'Diritto Fisso' dhe e taksës rrugore u bë e mundur falë përpjekjeve dhe këmbënguljes sonë, si dhe vullnetit të mirë të qeverisë Renzi për t’i lehtësuar kësisoj punën transportuesve në funksion të rritjes së shkëmbimeve tregtare të dy vendeve tona”, është shprehur kryediplomati shqiptar.



Lajme të ngjashme