Banka e Anglisë: Perspektivat ekonomike të vendit në rënie pas "Brexit"

Banka e Anglisë njoftoi të entjen se mund të zbusë politikën e saj monetare për t’u përballur me perspektivat ekonomike në rënie pas vendimit të britanikëve për të dalë nga BE-ja.

Banka e Anglisë: Perspektivat ekonomike të vendit në rënie pas "Brexit"

Banka e Anglisë (BoE) njoftoi të entjen se mund të zbusë politikën monetare të saj për t’u përballur me perspektivat ekonomike në rënie pas vendimit të britanikëve për të dalë nga Bashkimi Evropian (Brexit).

“Nga këndvështrimi im, dhe nuk e paragjykoj opinionin e anëtarëve të tjerëve të pavarur të CPM-së (Komiteti Politik Monetar i bankës qendrore britanike), perspektivat ekonomike janë përkeqësuar dhe një farë zbutjeje monetare është e nevojshme këtë verë”, deklaroi guvernatori i BoE-së, Mark Carney.

Fjalimi i tij solli menjëherë një rënie të sterlinës dhe një rritje të aksioneve të Bursës së Londrës, ndërsa investitorët presin një rënie të normave të interesit dhe të atraktivitetit të njësisë monetare britanike.



Lajme të ngjashme