"Brexit" – 22% e bizneseve synojnë të zhvendosen nga Britania e Madhe

Rreth 50 krerë kompanish britanike synojnë të spostojnë një pjesë të aktivitetit të tyre dhe dy të tretat vlerësojnë se zgjedhja e "Brexit" është negative për sipermarrjet e tyre, sipas rezultateve të një sondazhi të publikuar sot.

Instituti i Drejtorëve, federatë britanike e krerëve të sipërmarrjeve, ka zhvilluar një sondazh me më shumë se një mijë prej anëtarëve të tij.

Sipas sondazhit, 64% e krerëve mendojnë se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian është negative për aktivitetin e tyre.

Një e katërta (24%) mendojnë që të ngrijnë punësimin dhe më shumë se një në pesë (22%) mendojnë të zhvendosin aktivitetin e tyre.

Në një tribunë të publikuar në të përditshmen "Times", drejtoresha e përgjithshme e organizatës më të madhe të sipërmarrësve britanikë, CBI (Konfederata e Industrisë Britanike), ka gjykuar se “impakti i vendimit mbi 'Brexit' nuk duhet të nënvleftësohet”.

Lajme të ngjashme