Ministri turk i Doganave tha se eksporti në Britani nuk ndryshon pas Brexit

Brexit nuk do të ndikojë negativisht në eksportin e mallrave të Turqisë në Britani të Madhe dhe Bashkimin Evropian (BE).

Ministri turk i Doganave tha se eksporti në Britani nuk ndryshon pas Brexit

Brexit nuk do të ndikojë negativisht në eksportin e mallrave të Turqisë në Britani të Madhe dhe Bashkimin Evropian (BE), deklaroi të shtunën Ministri turk i Doganave dhe Tregtisë, Bulent Tufenkçi.

Në një prononcim për AA, Ministri Tufenkçi tha se në lëmin e tregtisë, ajo që vlen më së shumti është interesi i dyanshëm, duke nënvizuar se gjithmonë do të ketë një treg përderisa ka mallra cilësore me çmime konkurruese.

Duke nënvizuar se Bashkimi Evropian nuk është i pazëvendësueshëm, Tufenkçi shtoi se blloku do të duhet ti rishqyrtojë strategjitë dhe politikat e veta.

Ministri turk deklaroi se vendi i tij respekton vendimin e popullit në Britani.

Të enjten rreth 52 përqind e votuesve të regjistruar votuan për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.



Lajme të ngjashme