Rritet numri i shitjeve të banesave në Turqi

Në muajin maj në Turqi janë shitur 114 mijë e 800 banesa.

Rritet numri i shitjeve të banesave në Turqi

Shitjet e banesave kanë treguar një rritje edhe në krahasim me një muaj më parë por edhe në krahasim edhe me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shitjet e banesave anembanë Turqisë, në krahasim me muajin maj të vitit të kaluar, u rritën me 6,4% duke arritur në 114 mijë e 800 banesa.

Qyteti ku u shitën më shumë ishte Stambolli përkatësisht 21 mijë e 638 banesa.

Stambolli u ndoq nga Ankaraja dhe Izmiri.

Kurse në shitjen e banesave të huajve në krahasim me muajin maj të vitit të kaluar u regjistrua një ulje.

Të huajt, në muajin maj, blenë më shumë banesa në Stamboll.

Kurse të huajt që blenë më shumë banesa në Turqi ishin irakianët.

 



Lajme të ngjashme